Dhjetëra viktima nga vërshimet në Afganistan

Së paku 20 njerëz duke përfshirë një numër të fëmijëve janë mbytur si pasojë e vërshimeve në Afganista, thotë OKB-ja. Viktimat u mbytën kur shtëpitë e tyre u shkatërruan apo kur veturat, me të cilat ishin duke udhëtuar u zhdukën, njofton Klan Kosova. “Të paktën 10 vetë, përfshirë edhe fëmijë, ende mungojnë”, tha agjencia e […]
Viktimat u mbytën kur shtëpitë e tyre u shkatërruan apo kur veturat, me të cilat ishin duke udhëtuar u zhdukën, njofton Klan Kosova.
“Të paktën 10 vetë, përfshirë edhe fëmijë, ende mungojnë”, tha agjencia e OKB-së në një deklaratë.
“Është parashikuar që deri në 2000 shtëpi mund të jenë dëmtuar duke përfshirë edhe dëme të tjera në infrastrukturë”.
Zëvendësguvernatori i Kandaharit, Abdul Hanan Moneeb, tha se përmbytjet ishin më të rënda në shtatë vjetët e fundit. Vërshimet kanë ndodhur në zonën e banorëve nomadë që jetojnë në ambiente të hapura, ndërsa ujërat kanë përfshirë edhe kafshët e tyre.
Zyrtari shtoi se 400 familje janë shpëtuar nga ushtria afgane që kur përmbytjet filluan natën vonë, të premten.












