Deliu i reagon Haradinajt: Nëse një grua e ka bërë krenare Kosovën – këtë epitet e meriton Vlora Çitaku

Deliu i reagon Haradinajt: Nëse një grua e ka bërë krenare Kosovën – këtë epitet e meriton Vlora Çitaku

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu në një deklaratë për Periskopin ka komentuar fjalimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili tha se Vlora Çitaku nuk është ambasadore e Kosovës në Amerikë, por ambasadore e presidentit Hashim Thaçi. Deliu ka thënë për Periskopin se Çitaku është një nga ambasadoret më […]

Deliu ka thënë për Periskopin se Çitaku është një nga ambasadoret më të mira që ka Kosova dhe se ajo gjithmonë na ka bërë krenar me përfaqësimin në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit, dhe jo vetëm.

Tutje Deliu ka deklaruar se, Çitaku si një nga ambasadoret më reprezentative të Kosovës – nuk do të duhej të sulmohej në këtë mënyrë nga askush.

“Mendoj që Vlora Çitaku është një nga ambasadoret më të mira që ka Kosova dhe natyrisht që ajo gjithmonë na ka ba krenar në përfaqësimin e shtetit të Kosovës. Fjalimet e saj në Këshillin e Sigurimit kanë dhënë mesazh të fuqishëm se Vlora është një nga ambasadoret më reprezentative që ka pasur Kosova ndonjëherë”, ka thënë Deliu për Periskopin.

Tutje, ajo ka deklaruar se kryeministri Haradinaj duhet të jap përgjigje se pse e ka implikuar Çitakun në përplasjet e fundit me presidentin Hashim Thaçi.

“Besoj që kryeministri duhet të përgjigjet pse e ka implikuar Zonjën Çitaku në këtë. Por po them që si deputete që jam, mendoj që nëse një grua e ka bërë krenar Kosovën, atëherë këtë epitet me të drejtë ia kisha dhënë Vlora Çitakut. Ajo gjithmonë ka qenë krah i fuqishëm dhe njëra prej përfaqësuesve më të denja që Kosova ka pasur në misione diplomatike, e aq më tepër që ajo ka një mision të rëndësishëm e që janë SHBA’të dhe ka pas rol të jashtëzakonisht në të gjitha takimet ku ka përfaqësuar Kosovën”, ka thënë Deliu tutje për Periskopin.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot nga Deçani se ambasadorja Vlora Çitaku nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por presidentin Hashim Thaçi – raporton Periskopi.

Haradinaj ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, ka thënë Haradinaj./PERISKOPI

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?