Deklarohet Policia: Kamioni nuk kishte të drejtë të futet nëpër qendër të qytetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se kamioni që ka shkaktuar aksidenti e rëndë në Gjilan nuk ka pasur drejtë të futet nëpër qendrën e qytetit. Policia ka treguar se udha nëpër qendër të Gjilanit ndalohet për automjetet e mëdha të transporteve, ky kamion ishte i tillë ku edhe ka shkaktuar aksidentin e rëndë. Kamioni transportues […]
Policia ka treguar se udha nëpër qendër të Gjilanit ndalohet për automjetet e mëdha të transporteve, ky kamion ishte i tillë ku edhe ka shkaktuar aksidentin e rëndë.
Kamioni transportues ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e 14 personave, 3 janë në gjendje të rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“E vërteta është se ekziston shenja për ndalim të kamionve transportues të mëdhenj, ne ende nuk e dimi aryset se pse është futur nëpër qendër të Gjilanit, është duke u punuar intensivisht për mu dit e vërteta detale dhe besojmë shumë se pas ekzaminimin që do të bëhen nga eskpertët do të dihet saktë se pse është është future në qendër të Gjilanit ky mjet i madh transportues”, tha Hashani.














