Debat i nxehtë në mbledhjen e LDK’së në Mitrovicë – Safet Kamberi tregon për Periskopin se çka ndodhi

Debat i nxehtë në mbledhjen e LDK’së në Mitrovicë – Safet Kamberi tregon për Periskopin se çka ndodhi

Para pak çastesh në media u raportua se mbledhja e sotme e Kryesisë së Degës së Lidhjes Demokratike në Mitrovicë ka kaluar me tensione të mëdha dhe përplasje e përleshje fizike për çështjen e emërimit të njëri prej nënkryetarëve të Degës. Kjo gjë është demantuar nga kryetari i Degës, Safet Kamberi, i cili në një […]

Me tensione, përplasje verbale dhe përleshje fizike u raportua se ka kaluar mbledhje e sotme e Kryesisë së Degës së LDK’së në Mitrovicë.

Por, kjo gjë është demantuar nga kryetari i kësaj Dege, Safet Kamberi, i cili në një deklaratë dhënë Periskopit ka treguar se çfarë ka ndodhur.

Ai ka thënë se takimi i sotëm i Kryesisë së Degës, ka qenë takim i rregullt, por që për disa çështja ka pasur debat të nxehtë mes anëtarëve, por asnjëherë përplasje apo përleshje fizike.

Në media u raportua se mllefi në këtë mbledhje kishte shpërthyer kur anëtarët e Kryesisë kishin mësuar se kryetari Kamberi dëshironte që ta emëronte nënkryetar të Degës së LDK-së Hysni Syla, i cili deri tash ka qenë zëdhënës i Komunës së Mitrovicës, e që në Mitrovicë njihet si njeri i PDK-së dhe që ka afërsi me AKR-në.

Por, Kamberi i ka thënë Periskopit se Syla nuk është emëruar në postin e nënkryetarit, por në postin e zëdhënësit të Degës.

Madje, thotë se asnjëherë nuk është diskutuar emërimi i tij në postin e nënkryetarit, pasi dega tashmë i ka nënkryetarët e saj.

“Absolushit nuk është e vërtet. Ne kemi pasur takim të rregullt të Kryesisë së degës, ku përveç diskutimit për çështje politike, në pikë të rendit të ditës ka qenë edhe zgjerimi i kryesisë, apo kompletimi me katër anëtarë të rinj, të cilët kanë qenë më herët, por që për arsye të ndryshme nuk janë më pjesë e kryesisë, për shkak të angazhimeve të tjera. Ne e kemi plotësuar Kryesinë me katër anëtarë të rinj dhe e kemi caktuar një zëdhënës të degës. S’ka lidhje me nënkryetar, as që është diskutuar ajo çështje. Hysni Syla është caktuar në pozitën e zëdhënësit, dega i ka nënkryetarët e vetë. Ka pasur mendime të ndryshme, por fundi i fundit ato janë normale, por me shumicë votash janë miratuar propozimet e degës. Ka pasur debat, ka mund të jetë më i nxehtë se zakonisht, por gjithçka ka qenë në kuadër të normales. Raportimet tjera nuk janë të vërteta”, i ka thënë Kamberi Periskopit.

Safet Kamberi së fundmi është emëruar në pozitën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, pas një marrëveshje që kishte arritur me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri./PERISKOPI

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?