Daut Haradinaj nuk mendon si kryeministri: Vlora Çitaku është çikë që na ka zbardh fytyrën

Daut Haradinaj nuk mendon si kryeministri: Vlora Çitaku është çikë që na ka zbardh fytyrën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka dhënë një deklaratë befasuese për ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitakun. Haradinaj e quajti atë ambasadore të presidentit Hashim Thaçi, e jo të Kosovës. Por, mendim krejt ndryshe me të ka vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj. Periskopi iu risjell […]

Deputeti Daut Haradinaj ka mendim krejtësisht ndryshe nga vëllai tij Ramush Haradinaj për ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitakun.

Përderisa për kryeministrin Haradinaj, Çitaku është ambasadore e Thaçit, për Daut Haradinajn ajo është një vajzë që po ia zbardh fytyrën Kosovës me paraqitjet e saj.

Kur kryeministri Haradinaj ishte ndaluar nga autoritetet franceze me urdhër arrest të Serbisë, atij në mbrojtje i kishte dalë Vlora Çitaku gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB, ku ndër të tjerash ishte diskutuar edhe kjo çështje.

Çitaku kishte thënë se Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe se tani po persekutohet padrejtësisht.

Kjo deklaratë e Çitakut kishte fituar simpatinë e deputetit Daut Haradinaj.

Kështu ai, në një debat në fillim mars të vitit 2017, e kishte cilësuar Vlora Çitakun “si çikë po ia zbardh fytyrën Kosovës” me paraqitjet e saj.

“Veproi qysh i ka hije një shteti. se ajo është personi kryesor. Ka bërë shumë mirë. Shumë reagime ka. Nuk është hera e parë që ajo vajzë po na zbardh fytyrën. Në çdo paraqitje në Këshill të Sigurimit ajo është e jashtëzakonshme. Një fjalë më të madhe që e kisha gjet për të është, jo veç reagimin për Haradinajn, po edhe për rastet tjera. Nuk ka qëndrim në Këshill të Sigurimit me të cilin nuk na ka bërë krenar. Edhe në përplasjet që i ka pasur me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq. Ka pasur një qëndrim stoik, të drejtë dhe parimor. Ajo ka përmendur edhe masakrat e Gjakovës disa herë në mbledhje”, kishte thënë Daut Haradinaj në atë debat.

Deklaratën e Haradinajt e gjeni në KËTË LINK nga minuta 19′.

Ndërkohë sot, kryeministri Haradinaj sulmoi Çitakun duke e quajtur ambasadore të Thaçit, pavarësisht që ai cilësohet si nga diplomatet më të mira të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

I paqartë ky sulm i Haradinajt ishte për deputeten e PDK’së, Blerta Deliun, e cila në një deklaratë dhënë Periskopit, kishte thënë se nëse një grua ka bërë krenare Kosovën, atëherë atë epitet duhet ta marrë Çitaku.

Ndërkohë, Periskopi publikoi edhe një artikull me disa nga momentet kur Çitaku kishte mbrojtur zëshëm Haradinajn. /PERISKOPI

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?