Daçiq: Austria të ndërhyjë për grafitet ‘UÇK’, Prishtina festoi fitoren në Tuz sikur po bëhet Shqipëria e Madhe

Daçiq: Austria të ndërhyjë për grafitet ‘UÇK’, Prishtina festoi fitoren në Tuz sikur po bëhet Shqipëria e Madhe

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se djegia e kukullës me imazhin e përfaqësuesit të serbëve në Kroaci, Milorad Pupovac, nuk është një rast i izoluar. Dje Daçiq ka thënë se ‘Kroacia po bën hajgare me incidente të tilla”, shkruante B92, përkthen Periskopi. Ndërkohë Daçiq ka bërë të ditur se i është dërguar […]

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se djegia e kukullës me imazhin e përfaqësuesit të serbëve në Kroaci, Milorad Pupovac, nuk është një rast i izoluar.

Dje Daçiq ka thënë se ‘Kroacia po bën hajgare me incidente të tilla”, shkruante B92, përkthen Periskopi.

Ndërkohë Daçiq ka bërë të ditur se i është dërguar një letër Austrisë për grafitet ‘UÇK’ në Seksionin Konsulor të Serbisë në Vjenë.

“Ne nuk e kemi bërë këtë sepse Austria nuk mban përgjegjësi si shtet për këtë, por duhet të potencohet fakti se një Konsulatë nuk është siguruar dhe tani ata e dinë se duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje zyreve tona konsullore. Ne po përpiqemi të parandalojmë akte të tilla por duket se kjo nuk mjafton”, ka thënë sot Daçiq.

Ai ka përmendur edhe fitoren e shqiptarëve në Tuz duke thënë se deklaratat që kanë ardhur nga Prishtina për këtë fitore janë paraqitur si një ‘fitore pan-shqiptare’.

“Kështu pra, kemi një retorikë nacionaliste dhe fashiste dhe thirrje për t’i persektuar serbët, derisa në Prishtinë vazhdon të qëndrojë problemi taksës së vendosur ndaj produkteve tona. Ndërkohë, është e habitshme se si komuniteti ndërkombëtar na kujton që duhet t’i ikim retorikës për Serbinë e Madhe duke e përmendur gjithmonë si një rrezik”, ka thënë ai.

Megjithatë Daçiq thotë se ‘me gjithë këto vështirësi, pozicioni aktual i Serbisë është shumë i mirë”.

“Pozicioni i Serbisë është shumë i mirë sepse ne nuk jemi pala që po pengon dialogun dhe nuk kemi marrë veprime të njëanshme që do ta dëmtonin procesin apo do të shkaktonin incidente. Ne kemi arritur të tërheqim 13 njohje të Kosovës”, ka thënë ai./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?