Cila femër do të zë karrigen e O’Connell’it më 8 mars?

Ruari O’Connell mund të mos jetë ambasadori britanik në Kosovë më 7 Mars. Në vend të tij do të jetë një vajzë ose grua e re. Këtë mundësi e ofron vetë Ambasada Britanike në kuadër të një projekti për Ditën e Gruas, 8 marsin që u mundëson të rejave të moshës nga 14 deri më […]
Në vend të tij do të jetë një vajzë ose grua e re.
Këtë mundësi e ofron vetë Ambasada Britanike në kuadër të një projekti për Ditën e Gruas, 8 marsin që u mundëson të rejave të moshës nga 14 deri më 22 vjeçe të konkurrojnë në këtë garë unike.
Ato duhet të paraqesin idetë e tyre se çfarë duan të ndryshojnë në Kosovë.
Mendimet e tyre, te rejat do te kenë mundësi t’i sfhaqin përmes një video 60 sekondëshe që do të dërgohen në adresën elektronike të ambasadës deri më 4 mars.












