Bashkatdhetari me shqiponjë midis Podgoricës: Nuk frikësohem nga kërcënimet

Bashkatdhetari me shqiponjë midis Podgoricës: Nuk frikësohem nga kërcënimet

Shqiponja e formuar me duart e kryqëzuara në gjoks është përhapur si simbol shqiptarie dhe veçanërisht krenarë bëhemi kur kjo shenjë bëhet publikisht nga persona të njohur veçanërisht në botën e politikës, sportit dhe artit, por edhe më gjerë. Një bashkatdhetar shqiptar që kishte ardhur nga diaspora në aeroportin e Podgoricës, vendosi të përshëndesë familjarët […]

Një bashkatdhetar shqiptar që kishte ardhur nga diaspora në aeroportin e Podgoricës, vendosi të përshëndesë familjarët e tij që kishin dalë për ta pritur duke bërë shqiponjën me duar dhe me fjalët përshëndetëse “mirë se erdhe kumbarë”.

Ai me të dalë nga kontrolli i aeroportit, i gëzuar për takimin me familjarët pas një kohe të gjatë, vendosi t’i përshëndesë ata plot emocion duke bërë shqiponjën si shenjë të identitetit shqiptar.

Por, kjo ka penguar një zyrtar të aeroportit, i cili i është afruar këtij bashkatdhetari, për ta larguar nga aty me arsyetimin se nuk duhet të bëjë një gjë të tillë.

Kjo shkaktoi pakënaqësinë e bashkatdhetarit shqiptar, i cili ia ktheu zyrtarit të aeroportit me fjalët në gjuhën serbe ‘ima-ima’, duke ia bërë me dije se mund të përshëndesë me shqiponjën, pasi është vendi i tij dhe aty ka shumë miq.

Edhe familjarët e bashkatdhetarit kanë reaguar të revoltuar ndaj zyrtarit të aeroportit, duke i thënë se ky është vendi i tyre dhe se kanë të drejtë të bëjnë shqiponjën.

Ndryshe, pas sfidës së ndërprerë në 14 tetorin e vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë, emblema e shqiptarëve, shqiponja dykrenore u përhap dhe u mbështet dhe nga shumë figura publike ndërkombëtare.

Jo vetëm shqiptarët, atë për shumë vite e kanë bërë edhe përkrahësit e shqiptarëve, që nga Papa Francesku, Jean-Claude Van Damme, Hulk Hogan e shumë të tjerë.

Ajo mori vëmendjen e gjithën botës, në ndeshjen Zvicër-Serbi kur dy lojtarët nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri shënuan gol për Zvicrën e në fund e bënë edhe shqiponjën.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?