Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se i kishte kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ – raporton Periskopi. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. “Prishtinë 04.03.2019 – 12:00. Është arrestuar i […]
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Prishtinë 04.03.2019 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim të Policisë./PERISKOPI












