Arrestohet Kreshnik Husaj, dyshohet se kërkonte favore seksuale

Ka disa muaj që Kreshnik Husaj, i njohur në opinion i Kika nga “Big Brother Albania” 8, pati nisur emisionin “The one show nga Kika” në një televizion shqiptar. Por ky emision duke që është bërë kamuflazh duke i mbuluar mashtrimet, favoret seksuale dhe përvetësimet e parave nga drejtuesi i tij – Kika, shkruan Insajderi. […]
Tashmë ka rreth dy javë që kur Kreshnik Husaj, është arrestuar nga policia e Tiranës, pas plotë 30 denoncimesh që i janë bërë atij nga bashkëpunëtorët e këtij emisioni dhe nga viktimat e mashtruara.
“The one show…”, me producent e prezantues Kreshnik Husaj, kishte për bashkëpunëtore edhe Zaida Çobon, edhe kjo ish banore e të njëjtit edicion të Big Brother Albania.
Ishte Çobo, ajo e para që e denoncoi Kikën, ndërsa në një deklaratë për Gazetën Insajderi, ajo i konfirmon të gjitha denoncimet që janë bërë drejt këtij të fundit.
“Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq”, ka thënë fillimisht Zaida Çobo për Insajderin, duke vazhduar të tregoi se prokuroria është nën hetim të tij.
“Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, ka thënë Çobo.












