Arabia Saudite ia heq shtetësinë djalit të Bin Ladenit

Arabia Saudite ia heq shtetësinë djalit të Bin Ladenit

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka deklaruar se ia ka hequr shtetësinë Hamza bin Ladenit, djalit të ish-liderit të grupit “Al Qaeda”, Osama bin Laden. Vendimi për tërheqjen e shtetësisë së tij nga vendi më i madh i Gadishullit Arabik vjen vetëm një ditë pasi Departamenti i Shtetit në SHBA njoftoi se do të […]

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka deklaruar se ia ka hequr shtetësinë Hamza bin Ladenit, djalit të ish-liderit të grupit “Al Qaeda”, Osama bin Laden.

Vendimi për tërheqjen e shtetësisë së tij nga vendi më i madh i Gadishullit Arabik vjen vetëm një ditë pasi Departamenti i Shtetit në SHBA njoftoi se do të ofrojë deri 1 milion dollarë si shpërblim për ata që ndihmojnë në gjetjen e tij. Shtetet e Bashkuara besojnë se ai është një nga udhëheqësit kryesorë të grupit famëkeq.

Sipas institutit “Brookings”, Hamza, i cili besohet se është rreth moshës 30-vjeçare, kishte qëndruar bashkë me babain e tij para sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 dhe gjatë qëndrimit të tij në Pakistan pasi hyrja e forcave amerikane i kishte detyruar udhëheqësit e grupit të largohen nga vendi.

Departamenti i Shtetit kishte deklaruar në vitin 2017 se Hamza bin Laden ka bërë thirrje për sulme terroriste në kryeqytetet e vendeve perëndimore dhe ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Shteteve të Bashkuara për vrasjen e babait të tij.

Ai gjithashtu ka kërcënuar se do t’i sulmojë amerikanët që ndodhen në shtete të ndryshme dhe ka bërë thirrje që fiset saudite të bashkohen me grupin “Al Qaeda” në Gadishullin Arabik për të luftuar kundër Arabisë Saudite, shkruan “Reuters”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?