Apostolova: Gjendja e keqe në arsim, krim ndaj të rinjve kosovarë

Apostolova: Gjendja e keqe në arsim, krim ndaj të rinjve kosovarë

Gjendja e arsimit në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa sfidë mbetet edhe mos zbatimi i kurrikulës, mungesa e teksteve të duhura shkollore dhe politizimi i institucioneve arsimore. Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se rezultatet e pritura nuk janë arritur ende, madje ajo konsideron se çdo shtyrje në këtë […]

Gjendja e arsimit në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa sfidë mbetet edhe mos zbatimi i kurrikulës, mungesa e teksteve të duhura shkollore dhe politizimi i institucioneve arsimore.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se rezultatet e pritura nuk janë arritur ende, madje ajo konsideron se çdo shtyrje në këtë sektor është krim ndaj të rinjve kosovar.

Sipas saj, më e dukshme është mungesa e kurrikulës që për 10 vite është punuar me tekste shkollore që janë edhe diskriminuese. Ajo ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e arsimit që të arrihet tek një platformë që dërgon në përmirësimin e gjendjes në arsimin në Kosovë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se gjendja e arsimit në Kosovë nuk është ajo që kërkohet të jetë. Sipas tij, sa i takon nivelit të hershem të arsimit janë në përfundim të kurrikulës finale ndërsa tha se janë duke punuar fuqishëm në depolitizimin e shkollave.

Bytyqi ka konsideruar se mungesa e trajnimeve adekuate për mësimdhënësit ka ndikuar që të mos zbatohet sa duhet kurrikula, madje si sfidë ai e ka përsëritur edhe mungesën e infrastrukturës.

Ai tha se janë duke punuar si ministri që ta rrisin nivelin e arsimit të lartë duke punuar në pavarësinë e Agjencisë së Akreditimit, derisa kërkoi nga udhëheqësit e universiteteve dhe kolegjeve që kontrollohen më shumë këto institucione me qëllim që të ofrohet arsim cilësor.

Se gjendja e arsimi në Kosovë është në gjendje jo të mirë e ka thënë edhe kryetari i komisionit për arsim në Kuvendin e Kosovës, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi si sfida ka numëruar mungesën e buxhetit dhe menaxhimi jo i duhur i tij, politizimi i shkollave dhe mos përhapja e decentralizimit në arsim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?