Ambasada britanike kundër Naser Shalës në krye të AKKVP-së, O’Connell dorëhiqet nga Bordi i Agjencisë

Ambasada britanike kundër Naser Shalës në krye të AKKVP-së, O’Connell dorëhiqet nga Bordi i Agjencisë

Ambasada britanike në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Përmes një reagimi, thuhet se projekti i Ambasadës britanike për mbështetje në rekrutime në sektorin publik dy herë ka mbështetur procesin e zgjedhjes së drejtorit […]

Përmes një reagimi, thuhet se projekti i Ambasadës britanike për mbështetje në rekrutime në sektorin publik dy herë ka mbështetur procesin e zgjedhjes së drejtorit të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Shpejgon se procesi i parë u anulua nga Kuvendi, ndërsa procesi i dytë i zhvilluar në mënyrë transparente dhe me meritokraci, identifikoi vetëm një kandidat që plotësonte kushtet.

“Raporti i rekrutimit, që u bë nga partneri që implementoi projektin, iu është shpërndarë të gjithë krerëve të grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, javën e kaluar, Kuvendi dështoi të përzgjidhte kandidatin e identifikuar që plotësonte kushtet dhe në vend të tij emëroi një kandidat që nuk është i përshtatshëm sipas vlerësimit profesional. Kjo është një shkelje e qartë e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës Britanike dhe Kuvendit të Kosovës. Është e drejtë e institucioneve të Kosovës që të emërojnë kandidatë nga lista e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Më tej thuhet se në këtë rast, në zgjedhjen kandidatit që nuk është konsideruar si i përshtatshëm, institucionet kanë treguar jo vetëm mungesë angazhimi në zbatimin e projektit të përbashkët, por gjithashtu, më e rëndësishmja, mungesa e përkushtimit ndaj mandatit dhe punës së Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

“Ky vendim na bën të dyshojmë nëse shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka vullnetin politik për të bërë emërime në bazë të meritokracisë. Si rezultat i këtij vendimi fatkeq, ambasadori britanik është dorëhequr nga pozicioni i tij si kryetar i bordit të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Dorëheqja e tij iu është dërguar edhe përfaqësuesve specialë të BE-së. Ai falënderon udhëheqësin aktuale dhe stafin e Agjencisë për profesionalizmin dhe përkushtimin e palëkundur gjatë mandatit të tij në bord, dhe u kërkon atyre dhe organizatës çdo sukses në të ardhmen”, thuhet në reagim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?