Albulena Haxhiu nuk mohon se iu punësua vëllai nga Kadri Veseli: Sulmon personin e Zekës

Albulena Haxhiu nuk mohon se iu punësua vëllai nga Kadri Veseli: Sulmon personin e Zekës

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka sot ka shkruar se në vitin 2010, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ia kishte punësuar vëllain në Telekom,  deputetes së VV’së, Albulena Haxhiut. Periskopi ka kontaktuar me Haxhiun, e cila nuk mohon akuzën e Zekës. Megjithatë ka këtë përgjigje. ‘’S’merrem me të. Do të vazhdojmë të denoncojmë të keqen […]

Periskopi ka kontaktuar me Haxhiun, e cila nuk mohon akuzën e Zekës. Megjithatë ka këtë përgjigje.

‘’S’merrem me të. Do të vazhdojmë të denoncojmë të keqen dhe nepotizmin’’, ka thënë shkurt Haxhiu për Periskopin.

Milaim Zeka këtë raportim në Facebook e bëri pas rastit të Osman Ejupit, ish-anëtar i Bordit në Telekom, i cili kishte punësuar 4 fëmijët e tij në këtë ndërmarrje. Sot ky person dha dorëheqje nga posti që mbante.

‘’Nuk ashte vetem Osman Ejupi…Ashte edhe Albulena Haxhiu e VV-se.  Albulena e ka vellain ne Vala, Oti Haxhiu, te cilin ja ka punesu Kadri Veseli me 2010.Ne Ptk-Vala, nuk ashte vetem ky tipi. Ashte edhe Skender Hoti, anetar i Bordit dhe i Nismes, ka punesu vajzen e tije’’, ka thënë Milaim Zeka.

Ndërsa sot gjatë ditës, Albulena Haxhiu kishte shkruar në Facebook rreth punësimeve familjare në PTK. Sipas saj, Prokuroria duhet të fillojë me ndjekje penale ndaj gjithë atyre që keqpërdorin në këtë formë pozitën zyrtare në institucionet shtetërore.

‘’Anëtari i Bordit të Telekomit paska dhënë dorëheqje nga Bordi për shkak të veprimeve të tij të kundërligjshme.
Tani prokuroria duhet të filloj me ndjekjen penale ndaj tij dhe disa anëtarëve të tjerë që dyshohen se kanë bërë veprime të ngjashme, duke filluar nga kryetarja e bordit aktual Besa Shatri Berisha.
Por jo vetëm kaq. Dyshimet janë se vetëm gjatë muajve të fundit janë punësuar mbi 200 militantë të pushtetit aktual e familjarë të tyre, të gjitha këto duhet të hetohen.

Sapo të kemi informacione të detajuara për të tjerët, do t’i dërgojmë në polici.’’/PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?