Aksident me lëndime në magjistralen Pejë-Mitrovicë, përfshihen dy vetura dhe një motoçikletë

Një aksident me lëndime ka ndodhur dje në magjistralen Pejë-Mitrovicë, ku janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë. Zëdhënësi për Policinë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibra ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke thënë se personi që po ngiste motoçikletën ka pësuar lëndime trupore. ‘’Rasti ka ndodhur në fshatin Vitmericë. Aksidenti me lëndime dhe dëme materiale […]
Zëdhënësi për Policinë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibra ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke thënë se personi që po ngiste motoçikletën ka pësuar lëndime trupore.
‘’Rasti ka ndodhur në fshatin Vitmericë. Aksidenti me lëndime dhe dëme materiale ndodhi dje rreth orës 10:30. Deri tek aksidenti ka ardhur kur dy vetura teksa ishin në qarkullim, njëra prej veturave ka hy në tejkalim në vijë të plotë. Gjatë tejkalimit ka goditur motoçiklistin dhe i ka shkaktuar lëndime dhe dëme materiale’’, ka thënë Ibra për Periskopin.
Tutje ai tregon se më pas edhe veturat janë ndeshë mes vete, ku janë shkaktuar dëme materiale.
Policia vazhdimisht ka bërë apel që të rritet kujdesi në komunikacion për shkak të aksidenteve të shpeshta të cilat jo rrallëherë po përfundojnë edhe me fatalitet.
Kujtojmë rastin e fundit tragjik që ndodhi javën e kaluar, ku në rrugën Prizren-Zhur humbën jetën babai me dy djemtë në aksident./Periskopi/












