Agim Ramadani paralajmëronte për një luftë tjetër në Kosovë pas asaj me serbët

11 prilli shënon 20 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, i njohur si komandant Katana. Një muaj para përvjetorit, atë e ka përkujtuar gruaja e tij, Shukrie Ramadani, e cila ka përcjellur një mesazh të komandant Katanës, që mendohet se e kishte thënë në vitin 1998. “Pas kësaj lufte do të kemi një luftë tjetër, […]
Një muaj para përvjetorit, atë e ka përkujtuar gruaja e tij, Shukrie Ramadani, e cila ka përcjellur një mesazh të komandant Katanës, që mendohet se e kishte thënë në vitin 1998.
“Pas kësaj lufte do të kemi një luftë tjetër, por me njerëz të tjerë dhe kundërshtarë të tjerë! Agim Ramadani 1998”, ka shkruar Shukrie Ramadani, teksa postimit ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi të Agim Ramadanit./Periskopi/













