A është e rrezikuar Kosova nga loja vetëvrasëse ‘Momo’?

A është e rrezikuar Kosova nga loja vetëvrasëse ‘Momo’?

Një “lojë vetëvrasëse” që quhet “Momo” është duke u promovuar në videot e filmave të animuar “Peppa Pig” dhe “Fortnite” në kanalin Youtube. “Sfida Momo”, e cila është e lidhur me vdekjen e dy fëmijëve në Britani, motivon të rinjtë të lëndojnë vetën dhe në disa raste edhe të bëjnë vetëvrasje. Udhëheqësi i Komunitetit të […]

Udhëheqësi i Komunitetit të Sigurisë Kibernetike, Mentor Hoxhaj tha se pas “Balenës blu”, “Momo Challenge Reddit” është një lojë tjetër relativisht e re, e rrezikshme e cila shpërndahet përmes rrjeteve sociale.

Hoxhaj bëri të ditur për rtv21 se është konstatuar që përveç “Youtubes” po shfrytëzohet “Whatsapp”.

“Pavarësisht cili nga aplikacionit që përdoret rezultatet janë të njëjta, tërheqja e fëmijëve në lojë, më pastaj me kërcënim dhe shantazh të fëmijëve për të vazhduar lojën”, u shpreh Mentor Hoxhaj.

Ai tha se edhe në Kosovë mund të “keqpërdorin” situatën.

“Ashtu si dhe me rastin e lojës Balena Blu, dhe në ketë lojë, për fat të keq, në të ardhmen mund të kemi shumë persona te cilët do “keqpërdorin” këtë situatë.  Duke imituar dhe shfrytëzuar për lojërat e tilla për të kërcënuar apo shantazhuar bashkëmoshatarët apo gjininë e kundërt”, është shprehur ai.

Hoxhaj nga “Cyber Security and Privacy”, tregoi se edhe në këtë rast do të ndërmerren masat e nevojshme.

“Me rastin e lojës Balena Blu kemi bashkëpunuar ngushtë me Facebook. Ku kemi mbyllur me dhjetëra llogari të hapura në Kosovë të cilat kanë imituar lojën Balena Blu. U kemi ofruar ndihmë qindra prindërve dhe fëmijëve të shqetësuar, te cilët kanë pranua mesazhe nga “Balena Blu”. Pas me shumë se një muaji kemi konstatuar se nuk ka pasur viktima apo fëmije, që kanë luajtur lojën e vërtetë të Balenës Blu”, ka deklaruar Hoxhaj duke thënë se edhe në këtë rast do të bashkëpunojnë ngushtë me Facebook dhe Google për evidentimin, marrjen e masave te nevojshme dhe largimin e kësaj loje nga rrjetet sociale.

Hoxhaj në fund u rekomandoi fëmijëve dhe prindërve për çdo shqetësim që mund ta kenë lidhur me këtë lojë t’i kontaktojnë ata.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), përdorimi i internetit në Kosovë është 76.6%, shkallë kjo shumë e ngjashme me mesataren e Bashkimit Evropian.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?