5 presidentët amerikanë që kanë bërë nepotizëm duke punësuar familjarët

5 presidentët amerikanë që kanë bërë nepotizëm duke punësuar familjarët

Kosova ka telashe tepër të mëdha me nepotizmin shkaku i karakterit tepër të fortë familjocentrist në shoqërinë tonë. Kjo dukuri e godet rëndë meritokracinë dhe efektivitetin e institucioneve publike. Por, Kosova nuk është i vetmi vend në botë me një problem të tillë. Në ShBA ka akuza të rënda ndaj presidentit aktual, Donald J.Trump, për […]

Kosova ka telashe tepër të mëdha me nepotizmin shkaku i karakterit tepër të fortë familjocentrist në shoqërinë tonë. Kjo dukuri e godet rëndë meritokracinë dhe efektivitetin e institucioneve publike.

Por, Kosova nuk është i vetmi vend në botë me një problem të tillë.

Në ShBA ka akuza të rënda ndaj presidentit aktual, Donald J.Trump, për nepotizëm. Megjithëse, për një gjë të tillë, akuzat nuk kanë reshtur as në të kaluarën.

5.Donald Trump

Presidenti aktual i ShBA-ve, Donald Trump, e ka emëruar vajzën e tij bashkë me dhëndrin në role të larta në Shtëpinë e Bardhë. Vajzës së tij i është ofruar roli i asistentes pa pagesë për presidentin.

Burri i saj, Jared Kushner, ka postin e këshilltarit të lartë të presidentit. Departamenti i Drejtësisë megjithëse disa ekspertë kishin thënë që është kundër kodit të Etikës së ShBA-së, kishte vlerësuar që roli i tij nuk bën shkelje të ligjeve anti-nepotizëm, shkruan Periskopi.

Roli i tij është tepër i rëndësishëm.

4.Woodrow Wilson

Kur Woodrow Wilson e emëroi supremacistin e bardhë William McAdoo si sekretar të thesarit, kjo nuk ishte aq e befasishme duke qenë se shumica e anëtarëve të kabinetit të tij ishin racistë nga Jugu. Por, askush nuk reagoi as kur McAdoo i largoi nga puna shumicën e punëtorëve të rinj.

E habitshmja si ndjesi e përgjithshme u përjetua kur ai u martua me vajzën e Wilsonit vetëm një vit pas emërimit në post. McAdoo madje edhe e ofroi dorëheqjen por Wilsoni ia refuzoi.

Wilsoni mbahet si një prej më meritorëve për konstituimin e shtetësisë së Shqipërisë, madje një qytet i tërë shqiptar mbante emrin e tij në nderim.

3.Franklin D. Roosevelt

Edhe pse arritjet si president nuk i mungojnë, edhe Roosevelti i famshëm e vendosi familjen e tij në pozicione të rëndësishme brenda Shtëpisë së Bardhë. Ai e admironte shumë kushëririn e pestë, presidentin Theodore Roosevelt, bile duke u martuar me mbesën e preferuar të Teddyt, Eleanorën.

Martesat ndërfamiljare të këtij lloji ishin të zakonshme në atë vakt. Sidoqoftë, ka dyshime se Franklini e zgjodhi nusen e tij për t’iu afruar kushëririt që aq shumë e admironte.

Sidoqoftë, kjo nuk numërohet aq shumë si nepotizëm.

Rolet e fëmijëve të tij në Shtëpinë e Bardhë janë problematike. Djali, Jamesi, u bë sekretar i tij më 1937.

Ndoshta më e rëndësishme se Jamesi, ishte vajza e tij, Ana. Edhe pse nuk kishte rol zyrtar në administratën Roosevelt, ajo në fakt shërbente si zonja e parë për dy vitet e presidencës së babait të tij.

2.Bill Clinton

Hillary Clinton është e rryer në çështjet e nepotizmit. Ajo u akuzua se përfitoi ndërsa burri i saj ishte në Zyren Ovale. Bill Clintoni e kishte emëruar si shefen e task forcës për reforma shëndetësore dhe ishte paditur për shkeljen e ligjeve anti-nepotizëm.

Shumë ekspertë të ligjit besojnë se pozicioni i Hillaryt përbënte konflikt interesi dhe se binte ndesh me ligjet anti-nepotizëm. Gjykata sidoqoftë, kishte thënë se ligjet anti-nepotizëm nuk aplikoheshin për punononjësit e Shtëpisë së Bardhë, duke e vendosur një precedent që vazhdon edhe në ditët e sotme, përcjell Periskopi.

1.George W.Bush

Kur George W.Bush mori detyrën si president, familjarët e tij iu turrën posteve publike – dhe jo vetëm të tijët, por edhe familjarët e mbështetësve të tij.

Lista është shumë e gjatë: Djali i senatorit Strom Thurmond u emërua gjykatës për Karolinën Jugore, djali i Colin Powellit, Michaeli, u bë drejtues i FEC-it, djali i Antonin Scalias, Eugene; sekretarja e punës së Bushit, Elaine Chao, ishte gruaja e senatorit Mitch McConnel; vajza e zëvendëspresidentit të atëhershëm Dick Cheneyt, u bë zëvendësasistente e sekretarit të shtetut. E shumë e shumë të tjerë.

Askush as që u përpoq të fshihte këto emërime. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?