360 vjedhje e 26 raste të grabitjeve ndodhën veç për një muaj në Kosovë

360 vjedhje e 26 raste të grabitjeve ndodhën veç për një muaj në Kosovë

Policia e Kosovës në një përgjigje zyrtare për Periskopin ka treguar për rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve në përgjithësi që kanë ndodhur gjatë muajit janar të këtij viti, në gjithë territorin e vendit. Sipas këtij institucioni, këto raste janë evidentuar më së shumti në qendrat kryesore të Kosovës. Policia në bazë të statistikave të tyre, […]

Policia në bazë të statistikave të tyre, ka treguar se gjatë periudhës janar 2019, kanë ndodhur 390 raste të vjedhjeve, kryesisht në Prishtinë, Prizren, Pejë etj. Kurse rastet e grabitjeve kanë qenë shumë më të pakta, vetëm 26 sosh. Grabitjet përfshijnë gjësendet, si çantat, telefoni e deri tek sulmi ndaj bankave e lokaleve të ndryshme biznesi.

Sipas tyre, gjatë intervenimit, zyrtarët policorë shpeshherë kanë hasur edhe në rreziqe të mëdha.

‘’Shpesh zyrtaret tanë i ekspozohen edhe rreziqeve gjatë intervenimeve policore në raste të grabitjeve të ndryshme dhe gjatë ballafaqimit me individ apo grupe kriminiale, në funksion të zbatimit të rendit dhe ligjit ka pasur edhe pasoja ku zyrtarët tanë kanë pësuar lëndime trupore apo kanë humbur edhe jetën’’, thuhet në përgjigjen e Policisë për Periskopin.

Ndërsa kur jemi tek vjedhjet, Policia njofton se ‘’Nga detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të policisë që dalin nga Ligji për Policinë janë edhe mbrojtja e jetës, e pronës dhe ofrimi i sigurisë për te gjithë personat’’.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka punuar në luftimin e dukurive negative dhe krijimin e një sigurie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë përmes planeve operacionale policore apo edhe përmes fushatave të ndryshme vetëdijesimi, thuhet më tej.

Periskopi dje raportoi edhe për numrin e grabitjeve që kishin ndodhur gjatë vitit 2018 në gjithë territorin e vendit. Sipas Policisë, gjatë asaj periudhe janë evidentuar 297 raste të grabitjeve gjithsej.

Policia ka theksuar se gjatë ndërhyrjes në këto raste, zyrtarët e tyre i janë ekspozuar rreziqeve të mëdha, deri në rrezikim të jetës, siç kishte ndodhur rasti i para tre muajve në Istog ku një polic mbeti i vrarë nga të shtënat e armëve nga ana e grabitësit.

Kujtojmë që gjatë kohës së festave të fundvitit, grabitjet më të shpeshta bëheshin nëpër marketet e mëdha ushqimore./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?