35 mijë përdorues të drogës në Kosovë, afro 200 të arrestuar në afërsi të shkollave

Mosha mesatare e përdoruesve të drogës ka rënë nga 21 në 16. Gjithsej 35.000 mijë përdorues në nivel vendi, raporton T7. Përdorimi i substancave narkotike është shndërruar në fenomen në Kosovë. Madje shumë shqetësuese është edhe përdorimi i drogave nga të rinjtë. Këtë e kanë vërejtur edhe në Institucionin e Avokatit të Popullit. Sipas Hilmi […]
Përdorimi i substancave narkotike është shndërruar në fenomen në Kosovë. Madje shumë shqetësuese është edhe përdorimi i drogave nga të rinjtë.
Këtë e kanë vërejtur edhe në Institucionin e Avokatit të Popullit. Sipas Hilmi Jasharit, mosha mesatare e përdoruesve të drogave ka rënë në mënyrë drastike.
E për qarkullimin e drogave në Kosovë, janë në dijeni edhe në qendrën “Labyrinth”.
Nga kjo organizatë që merret me trajtimin e të varurve nga droga, thonë se numri i të rinjve që konsumojnë substanca narkotike është shumë i madh.
Safet Blakaj, nga “Labyrinth”, tha se të rinjtë kanë qasje të lehtë në substanca narkotike.
E një nga vendet ku më së shumti konsumohet këto substanca mbeten shkollat.
Për këtë janë në dijeni edhe në Këshillin e Nxënësve të Prishtinës.
Amar Rama, kryetar i KNP-së, thotë se brenda objekteve shkollore ka filluar të bjerë konsumimi për arsye të sigurimit fizik.
Por, janë të shqetësuar se nxënësit kanë qasje të lehtë në droga jashtë objekteve shkollore.
Ndërsa policia ka bërë të ditur se në afërsi të shkollave dhe rreth tyre, janë arrestuar 198 persona, ndërsa 66 nga ta kanë qenë nxënës.












