Zonja e parë e shtetit vozitet nga një shofere personale (Foto)

Zonja e parë e shtetit vozitet nga një shofere personale (Foto)

Një shtëpi e ndërtuar në stilin amerikan, në mes të Çagllavicës do të jetë adresa e re e presidentit Thaçi. Në tetorin e 2018-s gjithçka rreth kësaj shtëpie, nga presidenti Hashim Thaçi u konsiderua dezinformatë e shpikje e mediave. Por, ndërtimi i shtëpisë së presidentit, kishte nisur më 2017. Ani pse ishte zotuar për transparencë […]

Një shtëpi e ndërtuar në stilin amerikan, në mes të Çagllavicës do të jetë adresa e re e presidentit Thaçi.

Në tetorin e 2018-s gjithçka rreth kësaj shtëpie, nga presidenti Hashim Thaçi u konsiderua dezinformatë e shpikje e mediave.

Por, ndërtimi i shtëpisë së presidentit, kishte nisur më 2017.

Ani pse ishte zotuar për transparencë në momentin kur vendos se ku do të jetojë, zyra e tij ka refuzuar të flasë për KTV-në rreth kësaj çështjeje.

Në ndërkohë edhe zonja e parë e shtetit, Lumnije Thaçi është parë teksa del nga kjo shtëpi. Madje me shoferen e saj personale.

 

Katër muaj pasi kishte mohuar të ketë shtëpi në Çagllavicë, presidenti Thaçi është rehatuar në shtëpinë e re madje ka pritur edhe mysafirë.

Ai ka ngritur dolli në dhomën e ngrënies me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeparlamentarin Kadri Veseli, e ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Pos tyre, në shtëpi Thaçit i kanë shkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, me të cilin së fundmi vazhdimisht ka pasur përplasje qëndrimesh, por edhe Fatmir Limaj, që dikur Thaçin e akuzonte se po ia montonte proceset gjyqësore.

Në kohën sa ka qenë kryeministër, Hashim Thaçi tash president, kishte zgjedhur të jetonte me qira, derisa braktisi planin për ndërtimin e një shtëpie prej 2 mijë metrash katror në Veternik. Bazuar në deklarimin e pasurisë ai ka paguar kredi për shtëpinë e kaluar, e cila u raportua se iu shit

Rrahim Pacollit. Po sipas deklarimit të pasurisë në AKK, paga vjetore e Presidentit bashkë me mëditje sillet rreth 40 mije euro.

Po sipas këtij deklarimi të vitit 2017, presidenti këtë kredi është dashur ta përfundojë në dhjetor të 2018-s.

Shtëpinë ku po jeton aktualisht, presidenti Thaçi nuk e deklaroi në Agjencinë Anti- Korrupsion, kurse deklarimet e reja të pasurisë nisin të publikohen në mars të këtij viti.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?