Zjarr në Paris, tetë të vdekur e 30 të lënduar

Tetë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri në një ndërtesë në Paris. Zjarri në ndërtesën tetëkatëshe në distriktin e 16 të kryeqytetit francez, është lokalizuar nga zjarrfikësit, transmeton koha.net. Prokurori i Parisit, Remy Heitz, ka bërë të ditur se hetuesit mendojnë që zjarri është një akt kriminal, […]
Zjarri në ndërtesën tetëkatëshe në distriktin e 16 të kryeqytetit francez, është lokalizuar nga zjarrfikësit, transmeton koha.net.
Prokurori i Parisit, Remy Heitz, ka bërë të ditur se hetuesit mendojnë që zjarri është një akt kriminal, rrjedhimisht është vënë me qëllim. Heits ka thënë për mediat se një grua është arrestuar si pjesë e hetimeve. Incidenti ka ndodhur për më pak se një muaj pas shpërthimit të një bombole gazi që la të vdekur katër persona në Paris.












