Zhvillimet dramatike që mund të ndodhin nga nesër, Nitaj tregon a do ta heqin taksën

Zhvillimet dramatike që mund të ndodhin nga nesër, Nitaj tregon a do ta heqin taksën

Nënkryetari dhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nuk do të hiqet gjatë javës. Ka thënë se një veprim i tillë s’do të merret as të hënën e as të martën. Kushti i Ramush Haradinajt për heqjen e taksës është njohja e Kosovës nga […]

Nënkryetari dhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nuk do të hiqet gjatë javës. Ka thënë se një veprim i tillë s’do të merret as të hënën e as të martën. Kushti i Ramush Haradinajt për heqjen e taksës është njohja e Kosovës nga Serbia.

Zyrtarët e AAK’së janë të bindur se nuk do të ketë vendim të shpejtë të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake pavarësisht kërkesave të ndërkombëtareve për ta bërë një gjë të tillë.

Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë ka konsensus që mos të hiqet taksa. Kundër një veprimi të tillë është edhe Ramush Haradinaj, i cili ka kushtëzuar heqjen e taksës me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nuk ka kurrfarë vendimi as për të hënën as për të martën, vendimi i taksës është i qeverisë dhe i kryeministrit. Unë personalisht mendoj që vendimi ka qenë i drejt dhe Kosova duhet të jetë konsistente në mos pezullimin e heqjes së takës”, ka thënë Nitaj, për Express.

Edhe kësaj radhe, Nitaj ka thënë se taksa nuk mund të shihet si acarim me ndërkombëtaret dhe as me amerikanët.

“Ata i kemi partner e miq të pakapërcyeshëm. Unë shpresoj që ata do të kenë më shumë mirëkuptim për insistimin tonë që të mos hiqet taksa”, ka shtuar ai.

Zyrtarët amerikanë e evropianë kanë kërkuar heqjen e taksës. Madje, Shefi i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Pilip Kosnett, ka thënë se taksa duhet të hiqet menjëherë. Ka paralajmëruar acarimin e raporteve Kosovë-ShBA nëse nuk hiqet taksa. Kërkesë sikur të amerikanëve kanë pasur edhe udhëheqësit e BE’së.

Por, Muharrem Nitaj thotë se duhet të binden aleatët e Kosovës se taksa është imponuar nga Serbia dhe nuk ishte dëshirë e Kosovës të merrej një vendim i tillë.

“Qeveria dhe lidershipi mendoj që e kanë për detyrë të provojnë t’i bindin shtetet aleatë se taksa është e impnume për shkak të agresionit politik e diplomatik që Serbia po bën ndaj Kosovës”, ka shtuar ai.

Ramush Haradinaj kishte vendosur taksën në koordinim me Kadri Veselin e Enver Hoxhajn. Këta dy të fundit kishin marrë meritat pse tarifa ndaj Serbisë kishte shkuar në 100 për qind e jo siç kishte kërkuar Haradinaj masën prej 30 për qind.

Vendimi  i Qeverisë ishte marrë pasi largimit të Listës Sprksa nga Qeveria, e cila kishte mbetur me 49 deputetë.

Ramush Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të AAK’së kanë thënë se taksa nuk hiqet pa pas njohje nga Serbia. E kanë lënë të hapur mundësinë e shkuarjes në zgjedhje por jo heqjen e taksës. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Fatmir Limajt, Albin Kurti e Shpend Ahmeti.

Ndërsa, PDK bashke me Presidentin kanë kërkuar heqjen e taksës. Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e taksës për 120 ditë derisa të ketë lëvizje në dialog.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?