Ymeri: Rritja e pagës minimale ul pabarazinë, nuk ndikon negativisht në punësim

Deputeti i PSD’së, Visar Ymeri ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur për pagën minimale në Kosovë – raporton Periskopi. Ymeri ka thënë se paga aktuale minimale është më e ulëta në rajon dhe se e njëjta nuk i mbulon as për së afërmi minimumin e jetesës. Andaj, ka kërkuar rritjen […]
Ymeri ka thënë se paga aktuale minimale është më e ulëta në rajon dhe se e njëjta nuk i mbulon as për së afërmi minimumin e jetesës.
Andaj, ka kërkuar rritjen e saj në mënyrë që të rritet mirëqenia dhe të ulet pabarazia.
“Rritja e saj e rrit sasinë e parave që qarkullojnë në treg. E rrit fuqinë blerëse. Interpelanca që e ka thirrur PSD-ja ka për qëllim që të ngrihet debati rreth kësaj çështjeje. Ekonomia e shoqëria zhvillohen bashkërisht. Edhe rritja e pagës minimale nuk ndikon negativisht në punësim, por do ta rris atë. PSD-ja po propozon që ta nisim diskutimin në Kuvend e pastaj të shikohet se si të rritet kjo pagë”, ka thënë Ymeri, i cili ka shtuar se brenda dy javësh do të mbahet interpelancë në Kuvend për këtë çështje.
.












