Vonohen tragetet në Shqipëri, shkak stuhia

Moti i keq ka përfshirë detin Adriatik dhe brigjet shqiptare e italiane duke shkaktuar zhvendosje të grafikut të lëvizjeve për tragetet e linjave detare që lidhin dy vendet. Pezullimi i përkohshëm i lundrimeve u shoqërua me ndërprerjen e aktivitetit përpunues të anijeve në port. Mbrëmjen e së shtunës, deti i egërsuar detyroi kapiteneritë e porteve […]

Pezullimi i përkohshëm i lundrimeve u shoqërua me ndërprerjen e aktivitetit përpunues të anijeve në port.

Mbrëmjen e së shtunës, deti i egërsuar detyroi kapiteneritë e porteve të Durrësit e Barit të shtyjnë nisjet për 4 tragetet e linjës. Tragetet e orës 23.00 janë nisur vetëm mëngjesin e së dielës dhe pritet të mbërrijnë në portet respektive të Durrësit e Barit jo më parë se ora 14.00.

Forca e detit shkaktoi një vonesë 2-orëshe në mbërritjen e tragetit të linjës Ankona-Durrës.

Ndërkohë, edhe ne Vlorë, moti i keq shoqëruar me erë të fortë dhe dallgë mori me vete disa varka të vogla peshkimi në zonën e plazhit të vjetër. Për shkak të motit të keq, lundrimi detar në Vlorë është pezulluar përgjatë gjithë ditës së dielë.

Forca e detit sot në Adriatik është 8 ballë dhe era fryn në drejtim të jugut. Në orët e para të ditës së hënë pritet një rënie e forcës detare dhe përmirësim i kushteve atmosferike në det.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?