Veseli: Punëtorët shëndetësor në Kosovë do t’i kenë pagat më të larta në rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Projektligji për Paga do t’i japë vulë reformës në shëndetësi – raporton Periskopi. Ai ka premtuar se pagat e punëtorëve shëndetësor do të bëhen më të lartat në rajon. “Ky ligj i pagave i jep vulë reformës në shëndetësi me rritjen më të lartë për […]
Ai ka premtuar se pagat e punëtorëve shëndetësor do të bëhen më të lartat në rajon.
“Ky ligj i pagave i jep vulë reformës në shëndetësi me rritjen më të lartë për personelin shëndetësor në 20 vjetët e fundit. Pagat e punëtorëve shëndetësor bëhen më të lartat në rajon dhe kështu kthejmë tërë vëmendjen për pacientin”, ka thënë Veseli.
Po ashtu në konferencën e sotme, Veseli ka siguruar të gjithë punëtorët e Doganës dhe ATK-së se statusi i tyre nuk do të preket, kjo pas paralajmërimeve të tyre për grevë.
Derisa bashkë me kryeministrin Haradinaj paralajmëruar rritje të pagave për më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik.
“Nesër në Kuvendin e Kosovës do të miratojmë Projektligjin për pagat, i cili do të mundësojë rritjen e pagave për më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik. Ashtu siç u kemi premtuar, pagat do t’u rriten të gjithëve: policisë, ushtrisë, shëndetësisë, arsimit, artistëve, administratës publike, asamblistëve të komunave, pensionistëve dhe gjithë punëtorëve tjerë”, ka thënë Veseli./PERISKOPI












