Veseli e Ismaili vizitojnë Spitalin e Prizrenit, heshtin skandalin e mjekut që ofendoi rëndë pacienten

Veseli e Ismaili vizitojnë Spitalin e Prizrenit, heshtin skandalin e mjekut që ofendoi rëndë pacienten

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë vizituar sot Spitalin e Prizrenit, nga ku ditë më parë u suspendua nga puna një mjek, për shkak të ofendimeve dhe keqtrajtimit që ia kishte bërë një pacienteje – raporton Periskopi. Ndonëse vizita në Spital u realizua pas këtij skandali, bashkëpartiakët […]

Ndonëse vizita në Spital u realizua pas këtij skandali, bashkëpartiakët Veseli e Ismaili nuk kanë folur fare për të, por kanë përgëzuar personalin shëndetësor për rritjen e pagave.

Në një njoftim për media thuhet se në hyrje të Spitalit të Prizrenit, Kryeparlamentari Veseli u ndalua nga një prind i cili një ditë më parë kishte operuar fëmijën në këtë spital, ndërsa shprehu konsiderata të larta për personelin shëndetësor, të cilët i kishin ofruar trajtimin dinjitoz gjatë trajtimit të fëmijës.

Pas vizitës në disa reparte ku takoi personelin shëndetësor dhe pacientë, Kryeparlamentari Veseli bashkëbisedoi me punonjësit e Spitalit të Prizrenit të cilët e falënderuan për rritjen e pagave dhe për reformat në shëndetësinë kosovare.

Veseli tha se kjo vizitë po bëhet për të uruar punëtorët shëndetësorë për Ligjin e pagave dhe për t’iu dëshmuar atyre dhe të gjithë qytetarëve se shëndetësia është prioritet i institucioneve të Kosovës në Dekadën e Re.

“Vetëm tani do të hapen mbi 100 vende të lira për mjekë specialistë, sepse i kemi garantuar të gjithë se nuk do të ketë mjek specialistë të papunë në Kosovë. Do të punojmë shumë që jetën e njerëzve ta bëjmë më të mirë dhe të krijojmë kushte për të jetuar në Kosovë. Kemi arritur një sukses të vogël, sepse ende jemi larg nga ajo ku duhet. Do të orientohemi në përmirësimin e kushteve të punës, për ju dhe për pacientët, sepse e kemi obligim dhe këtë do ta bëjmë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se tani me Ligjin e pagave mjekët kanë pagë të dinjitetshme, ndërsa tani fokusi do të jetë përmirësimi i kushteve në sistemin shëndetësor, në mënyrë që pacientët të marrin shërbimin e duhur.

Ismaili tha se shërbimi shëndetësor ka punuar shumë, por përkujdesja institucionale, sipas tij, nuk ka qenë në nivelin që ky personel meriton.

“Objektiv është që mjekët tanë të mos migrojnë jashtë, por të kontribuojnë në vendin e tyre. Duke ndihmuar punëtorët shëndetësorë që të ndalojnë migrimin, ne i shërbejmë pacientit të Kosovës. Edhe këtë vit do të shpallim pozita për mjekët tanë dhe do të përpiqemi që pacientët të jenë të kënaqur shërbimet që ofrohen”, tha Ismaili, ndërsa e falënderoi kryetarin Kadri Veseli për përkrahjen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë.

Ndërsa drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu dhe drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, falënderuan kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili për reformat dhe investimet që po bëhen në të gjitha nivelet e sektorit të shëndetësisë./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?