Veseli dha sot nënshkrimin e tij në vendimin që e bën Trepçën 100% pronë të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Statutin e Trepçës. Ky vendim i nënshkruar nga Veseli rikonfirmon pronësinë 100 për qind të Republikës së Kosovës në kombinatin më të madh metalurgjik në Kosovë, Trepça, e cila tani e tutje do të jetë Shoqëri Aksionare […]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për Statutin e Trepçës.
Ky vendim i nënshkruar nga Veseli rikonfirmon pronësinë 100 për qind të Republikës së Kosovës në kombinatin më të madh metalurgjik në Kosovë, Trepça, e cila tani e tutje do të jetë Shoqëri Aksionare me aksione 100 për qind të Republikës së Kosovës.
Një ditë më parë është diskutuar për idenë e Serbisë se për Trepçën mund të diskutohet në dialogun final Kosovë-Serbi por reagimi ndaj kësaj teme ka qenë i ashpër nga të gjitha forcat politike në vend./Periskopi
Ja vendimi i nënshkruar:













