Vasfije Krasniqi reagon për rastin e 16 vjeçares: Nuk gjejë fjalë për t’u shprehur!

Vasfije Krasniqi-Goodman, e para që ka treguar historinë e saj personale të përdhunimit nga forcat serbe gjatë luftës, ka reaguar rreth abuzimit të dyfishtë seksual me 16 vjeçaren nga Drenasi, transmeton Periskopi. Përmes një postimi në Facebook, Vasfije Krasniqi e ka quajtur ‘’tmerr’’ këtë që ka ndodhur. “Nuk kam fjal si të shprehem për rastin […]
Vasfije Krasniqi-Goodman, e para që ka treguar historinë e saj personale të përdhunimit nga forcat serbe gjatë luftës, ka reaguar rreth abuzimit të dyfishtë seksual me 16 vjeçaren nga Drenasi, transmeton Periskopi.
Përmes një postimi në Facebook, Vasfije Krasniqi e ka quajtur ‘’tmerr’’ këtë që ka ndodhur.
“Nuk kam fjal si të shprehem për rastin e 16 vjeçares nga Drenica. Tmerr”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, rasti për përdhunimin e 16 vjeçares u bë i njohur për publikun gjatë mbrëmjes së kaluar.
16 vjeçarja nga Drenasi pasi u keqpërdor seksualisht nga arsimtari i saj, ku më pas kishte shkuar në polici të kërkonte ndihmë.
Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një ‘padron’ skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe skspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte futur në dorë nxënësen. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzëne. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë.
Rreth këtij rasti, Inspektorati Policor sot ka bërë të ditur se është arrestuar zyrtari policor, V.V./Periskopi












