Uran Ismaili i PDK-së: Taksa duhet të pezullohet

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se me kërkesën për ta pezulluar taksën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk po synohet që të dëmtohet askush politikisht. Ai ka deklaruar se është me rëndësi që të pezullohet taksa në mënyrë që t’u jepet mundësia Shteteve të Bashkuara […]
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se me kërkesën për ta pezulluar taksën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk po synohet që të dëmtohet askush politikisht.
Ai ka deklaruar se është me rëndësi që të pezullohet taksa në mënyrë që t’u jepet mundësia Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionit Shtetëror që të bëjnë punën e tyre.
“Fillimisht kemi qenë ne ata që e kemi mbështetur dhe shtyrë idenë e vendosjes së taksës. Ndërsa tani pezullimin prej 120 ditësh ne nuk po e kërkojmë vetëm nga kryeministri Haradinaj”, ka thënë Ismaili në Klan Kosova.
“Pra kemi dalë me një dokument me tregu qe ne po marrim pronësi dhe nuk po kemi dëshirë ta dëmtojmë askënd politikisht”.
“Përkundrazi jemi duke u munduar që t’u japim shanse politike të gjithëve. Fakti që ne kemi dalë me një dokument, tregon që ne kemi marrë përsipër edhe zgjidhjen”.
“Do të kishte qenë e vështirë sikur ne të kishim dalë në publik dhe të kishim kërkuar nga kryeministri Haradinaj që të na jap një model shtatëditorë për të dalë nga kjo situatë”.
“Mirëpo ne kemi dalë me një model ku kërkojmë vetëm ta pezullojmë taksën në mënyrë që t’u japim një mundësi prej 120 ditësh Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionit Shtetëror”.
“Me vendosjen e taksës ne i kemi pamundësuar punën delegacionit shtetëror që e kemi votuar në Kuvend”. /Periskopi












