Trump rrezikon demokracinë amerikane: Do të shpall emergjencë për t’i dhënë vetes fuqi shtesë

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se negociatat me demokratët në lidhje me financimin e një muri në kufirin me Meksikën nuk kanë përparuar dhe ai mund të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, për të anashkaluar Kongresin në lidhje me ndërtimin e kësaj barriere. “Nuk po shkojmë askund me demokratët. Mendoj se me shumë mundësi […]
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se negociatat me demokratët në lidhje me financimin e një muri në kufirin me Meksikën nuk kanë përparuar dhe ai mund të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, për të anashkaluar Kongresin në lidhje me ndërtimin e kësaj barriere.
“Nuk po shkojmë askund me demokratët. Mendoj se me shumë mundësi do e bëjmë këtë”, i tha Trump reporterëve në Shtëpinë e Bardhë, shkruan ATSH.
Megjithatë Trump nuk dha detaje nëse do të shpallte gjendjen e emergjencës kombëtare, që do i mundësonte atij të financonte një mur në kufij pa miratimin e kongresit, por me siguri do t’i përballet me sfida ligjore.












