Tronditet kryeministri: Një mësues që i besojmë fëmijën dhe një polic që i besojmë sigurinë abuzojnë me një të mitur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj rastit të publikuar sot në media, me dyshimin e abuzimit të një 16 vjeçare nga Drenasi nga një mësues dhe polic. Haradinaj tha se ka marrë lajmin me shqetësim, por ka falënderuar mediat që kanë zbuluar rastin. Ja postimi i tij i plotë në Facebook: Me shqetësim […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj rastit të publikuar sot në media, me dyshimin e abuzimit të një 16 vjeçare nga Drenasi nga një mësues dhe polic.
Haradinaj tha se ka marrë lajmin me shqetësim, por ka falënderuar mediat që kanë zbuluar rastin.
Ja postimi i tij i plotë në Facebook:
Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve. Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyejnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin raster dhe të raportojnë dhunuesit.
RH













