Tri sindikata paralajmërojnë protesta e greva për shkak të Ligjit për Paga

Tri sindikata paralajmërojnë protesta e greva për shkak të Ligjit për Paga

Tri Sindikata janë bërë bashkë në një letër, për të kërkuar interpretim ligjor se a janë edhe ata të përfshirë në Ligjin për Paga. Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës, Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe Shoqata e pavarur Sindikale KOSTT, u kanë shkruar ministrave Mahir Yagcilar dhe Valdrin […]

Tri Sindikata janë bërë bashkë në një letër, për të kërkuar interpretim ligjor se a janë edhe ata të përfshirë në Ligjin për Paga. Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës, Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe Shoqata e pavarur Sindikale KOSTT, u kanë shkruar ministrave Mahir Yagcilar dhe Valdrin Lluka.

Duan që ata të mos përfshihen në Ligjin për Paga, me alibinë se janë punonjës në ndërmarrje të pavarura, që nuk varen nga buxheti i shtetit.
Kërcënojnë me protesta e greva nëse deri në javën tjetër nuk u interpretohet me shkrim ky Ligj.

“Ne përfaqësuesit e Sindikatave të pavarura të cilat përfaqësojnë punonjësit e ndërmarrjeve publike në Kosovë dhe ndërmarrjeve të lartpërmendura që përfaqësojnë funksionet themelore të shërbimeve publike në Kosovë, jemi të shqetësuar me kufizimet të cilat janë vendosur me projektligjin për pagat”, thuhet në letrën që e ka siguruar Koha Ditore.

“Lidhur me këtë, kërkojmë që të informohemi lidhur me ligjin për paga se a përfshihemi edhe ne ndërmarrjet e lartcekura në këtë ligj, pasi që ne jemi ndërmarrje vetfinancuese dhe të pavarura nga buxheti i shtetit. Ju bëjmë me dije se ne nga java e ardhshme nëse nuk na interpretohet ligji me shkrim, atëherë organizojmë Protesta dhe Greva”, thuhet më tej në letër./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?