Thaçi: Taksa duhet të pezullohet për të vazhduar dialogun

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se është optimist se dialogu do të vazhdojë. Ai ka thënë se është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të pezullohet taksa për një afat të caktuar kohor në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut. I pyetur se a beson se […]
Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se është optimist se dialogu do të vazhdojë.
Ai ka thënë se është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të pezullohet taksa për një afat të caktuar kohor në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut.
I pyetur se a beson se do të hiqet taksa, Thaçi ka thënë se ‘beson se së shpejti do t’i hapet rrugë dialogut’, shkruan Periskopi.
“Kemi një këshillë këmbëngulëse që së paku në një periudhë tre mujore të pezullohet taksa. Jam optimist se do t’i hapet një perspektivë dialogut”, ka thënë Thaçi. /Periskopi/












