Thaçi për Putinin: Nuk mund të them se jam mahnitur, por uroj që ai ta mbajë fjalën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se mbështetësi tradicional i Serbisë, Rusia ka premtuar se do t’i japë mbështetje një pajtimi eventual në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke eliminuar pengesën potenciale në bisedimet e ndërprera. Thaçi ka thënë se ka folur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në nëntor të vitit të shkuar […]

Thaçi ka thënë se ka folur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në nëntor të vitit të shkuar – në takimin e parë ndonjëherë në mes të dy palëve, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, shkruan Francë24, transmeton Klan Kosova.

“E kam pyetur direkt – cili do të ishte reagimi i Rusisë nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen? Përgjigja e tij ishte se do ta mbështesin”, ka thënë Thaçi në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Uashington.

“Përgjigja e tij ishte se ‘ne nuk mund të bëhemi më serbë sesa serbët. Nuk mund të them se jam mahnitur, por që do ta mirëprisja vërtetë nëse ai e mban fjalën”, ka theksuar Thaçi.

Mediumi francez citon që Thaçi të ketë thënë se shkëmbimi territorial “mund të jetë pjesë e marrëveshjes paqësore”  dhe ka këmbëngulur: “ Që nuk do të ketë kufij në baza etnike”.

“Jam i bindur se me këtë do t’i jepet fund një herë e përgjithmonë luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe do të hapej rruga e sigurt për anëtarësim në NATO dhe BE për të dyja palët”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?