Thaçi për Ilir Metën dhe Sali Berishën: Afrohuni më shumë me njëri-tjetrin, Kosovën lejeni rehat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar edhe qëndrimet e politikanëve në Shqipëri lidhur me marrëveshjen potenciale Kosovë-Serbi. Gazetari Ylli Rakipi e ka pyetur presidentin Thaçi veçanërisht në lidhje me qëndrimet e presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Thaçi ka thënë se lidershipi politik në Shqipëri duhet të […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar edhe qëndrimet e politikanëve në Shqipëri lidhur me marrëveshjen potenciale Kosovë-Serbi.

Gazetari Ylli Rakipi e ka pyetur presidentin Thaçi veçanërisht në lidhje me qëndrimet e presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Thaçi ka thënë se lidershipi politik në Shqipëri duhet të bashkëpunojë më shumë dhe duhet “ta lënë Kosovën rehat”.

“Unë kam punuar në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme. Kemi pasur angazhime të përbashkëta, të relacioneve. Nuk kemi qenë çdo herë në pajtueshmëri. Për shembull, unë kam nënshkruar Rambujenë, të tjerë kanë qenë kundër. Kosova sot ka institucionet e veta të zgjedhura, institucione që kanë shpallur edhe pavarësinë, Kosova është autonome në vendimarrje. Këshilla ime për lidershipin në Shqipëri është të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe Kosovën ta lënë rehat. Sigurisht, duhet të punojmë ngushtë për integrimin evropian, integrime edhe kombëtare. Shqipëria në pozicionin e saj duhet të jetë e qartë dhe do të jetë, të jesh i sigurtë”, u shpreh Thaçi./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?