Thaçi në 10 vjetorin e AKI’së: Ndjehemi krenarë me punën tuaj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar 10 vjetorin e fillimit të punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Thaçi konsideron se me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. […]
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar 10 vjetorin e fillimit të punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Thaçi konsideron se me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Ndërsa ka shtuar se ndjehet krenar me punën e këtij institucioni.
“Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut”, ka shkruar Thaçi.












