Thaçi dhe Pacolli udhëtojnë për në ShBA, të tjerëve iu refuzohen vizat

Nga liderët e vendit vetëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, do të mund të jenë pranishëm në Uashington DC për Lutjet e Mëngjesit, transmeton Gazeta Metro. Jashtë ‘black list’ (listës së zezë) të SHBA’së janë vetëm këta dy liderë të Kosovës, kurse refuzimi i vizave ju është bërë kryeministrit […]
Nga liderët e vendit vetëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, do të mund të jenë pranishëm në Uashington DC për Lutjet e Mëngjesit, transmeton Gazeta Metro.
Jashtë ‘black list’ (listës së zezë) të SHBA’së janë vetëm këta dy liderë të Kosovës, kurse refuzimi i vizave ju është bërë kryeministrit të Kosovës, i cili ka thënë ditë më parë se nuk mund të shkojë për në Amerikës për shkak të vizës dhe problemeve që i kanë dalur me pezullimin e taksës.
Haradinaj është tani duke u përballur me sanksionet e SHBA’së në lidhje me mospërmbushjen e kërkesave që i ka kërkuar Departamenti i Shtetit Amerikan për pezullimin e taksës. Ai i ka refuzuar kërkesat e Amerikës dhe ju ka dalë kundër atyre, duke thënë se dëshiron një garanci për njohje nga Serbia për pavarësinë e Kosovës.
Përpos Thaçit dhe Pacollit, atje do të jenë edhe dy deputetët, Memli Krasniqi nga PDK dhe Arben Gashi nga LDK, transmeton Gazeta Metro.
Se kërkesat e SHBA’së ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Haradinajt janë shumë serioze e dëshmon fakti që Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se nëse Kosova dëshiron që me SHBA’të të ketë raporte dhe marrëdhënie të mira duhet t’i dëgjojë këto kërkesa që i ka parashtruar, nëse nuk plotësohen këto kushte ai ka bërë të ditur se marrëdhëniet mes dy vendeve do të acarohen.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA’ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar ditë më parë pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çeshtjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:
1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.
3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.
4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.
5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.
6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.
7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.
8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.
Klan Kosova gjithashtu e ka të konfirmuar që me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, ky mesazh është përcjellë tek pesë institucionet relevante shtetërore të Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike./gazetametro.net












