Sylejman Selimi jep deklaratën e tij për Gjykatën Speciale

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Sylejman Selimi ka dhënë sot deklaratën e tij për Gjykatën Speciale – raporton Periskopi. Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”. Për më shumë detaje, Gashi ka bërë të ditur se do të mbajnë një konferencë për media […]
Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”.
Për më shumë detaje, Gashi ka bërë të ditur se do të mbajnë një konferencë për media sot së bashku me avokatin tjetër Gregor Guy Smith.
Lexoni të plotë njoftimin e Tomë Gashit:
KOMANDANTI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së GJENERAL SYLEJMAN SELIMI I FTUAR NGA GJYKATA SPECIALE SOT KA DHANË DEKLARATËN E TIJ NË PRISHTINË
Sot më 06.02.2019 ne avokatët e tij Tomë GASHI dhe Gregor Guy SMITH, ju ftojm në Konferencë për media në oren 14.00h, në zyren tonë në Prishtinë,
Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 ( mbi Kino ABC), që të ju njoftojm lidhur me këtë çështje.












