Sipas Milaim Zekës, Albin Kurti është Fidel Kastro i Kosovës

Sipas Milaim Zekës, Albin Kurti është Fidel Kastro i Kosovës

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka e ka quajtur kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin Fidel Kastro të Kosovës, teksa ka komentuar sjelljet e tij të djeshme gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohej për dialogun, buxhetin e pagat – raporton Periskopi. Përshkrim interesant, Milaim Zeka ka pasur edhe për deputetin e kësaj partie Glauk […]

Përshkrim interesant, Milaim Zeka ka pasur edhe për deputetin e kësaj partie Glauk Konjufcën, për të cilin thotë se e humbi çdo rruazë të gjakut pasi e dëgjoi deklaratën e Dardan Molliqajt se Konjufca kishte qenë për një vit në SHIK’un e Kadri Veselit.

Tutje, ai është shprehur i shokuar nga deputetët, të cilët mbrëmë nuk e propozuan asnjë amendament për çerdhe, sektor privat apo azil të pleqve.

Lexoni të plotë reagimin e Zekës:

Mos qofsha ne lekuren e Kadri Veselit

Disa fjale pet seancen e djeshme ne Kuvendin e Kosoves

Tek po shkoja ne Kuvend, mendoja per punen kolosale qe kemi bere disa deputet per t i sjellur ne Kuvend tri ligje dhe ligjin e katerte, ate per Trepçen. Isha me gjysem zemer sepse ligjet i kishim bere nen presione, nen shantazhe nga te gjithe. Presion nga i madh e i vogel. Presion nga ambasada te huaja, nga Zyrat nderkombetare ne Prishtine, shantazhe nga individ dhe organizata te te gjitha kategorive. Dezinformata nga disa kolege deputete, qe vetem per me qene ne ballinat e portaleve, i leshonin nga 20 rrena ne dite. Me kete deshironin edhe ti rrenin votuesit e tyre. Une mendoja vetem tek ardhemeria e femijeve te mi dhe per deshmitar e doja vetem Zotin.

Kur hyme ne sallen e Kuvendit, 95 perqind te deputeteve u deshen lakuriq perpara cdo qytetari brenda e jashte. U pa se si i rrejshin votuesit e tyre. U pane sa te paftyre ishin ata qe paraqitshin amandamente, ban be se ishin paret e babes te tyre, apo edhe te Vuçiqit. Ma kriminelet ne kete drejtim delnin deputete e pozites, se sa te opozites. Kampion ishin nja dy-tre deputet te PDK se. Po kishte edhe te tjere, me nje fjale te gjithe ata qe po kontrabandonin amandamente pa perkrahjen e komisioneve.

Me dhimbesej ministri Bedri Hamza, ndersa thosha me vete: Mos qofesha ne lekuren e kryetarit Kadri Veseli!!!

Pastaj i shiheja pacientat e Burdushit se si po paloheshin ne rreshtin e pare te Kuvendit. E shikoja Glaukun qe e humbi çdo rruze gjaku kur Dardan Molliqaj ja beri publik te qenurit ne SHIK un r Kadri Veselit dhe rrugetimin e tije politik fillimisht ne PDK, pastaj ne AAK, dhe se fundi ne VV. Udheheqesi shpirteror i sektit politik, Fidel Kastro i Kosoves, rrotullonte letrat mbi tavoline, dhe mundohej te na tregonte strategjine e pushtimit te Serbise permes pordheve te partise se tije, dhe feneve te aleatit, ne krye me zecat e Bujar Bukoshit, te ulur ne rendin e pare.

E nejse, vetem nje gje me ka shoku mbrame: qysh bre asnje amandament per çerdhe?! Asnje fjale per azil te pleqeve! Asnje fjale per sektorin privat!!!

Kuku per ne…

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?