Sipas Kurtit, Presidenti Thaçi është lodhur

Sipas Kurtit, Presidenti Thaçi është lodhur

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në një postim në Facebook për dialogun me Serbinë, thotë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, është lodhur, jo nga puna, por pse kupton pak. Sipas Kurtit urgjenca e Thaçit për të finalizuar marrëveshjen me Serbinë, e dobëson shumë pozicionin negociator të Kosovës. Kurti ka bërë thirrje për forcimin e […]

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në një postim në Facebook për dialogun me Serbinë, thotë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, është lodhur, jo nga puna, por pse kupton pak.

Sipas Kurtit urgjenca e Thaçit për të finalizuar marrëveshjen me Serbinë, e dobëson shumë pozicionin negociator të Kosovës.

Kurti ka bërë thirrje për forcimin e shteteve shqiptare me qeveri që sjellin zhvillim, punësim e drejtësi. Ndërsa me Serbinë thotë të kemi dialog parimor i cili thotë: Ne jemi këtu, gjithnjë dhe përgjithmonë!

Postimi i plotë i Kurtit:

Rehati me mosrehatinë? Po.

Marrëveshje gjithpërfshirëse. Zgjidhje historike. Paqe finale. Dhe, të gjitha variacionet e tjera, të këtyre gjashtë fjalëve, nëpër togfjalësha. Ky do të jetë rezultati i dialogut me Serbinë. Sivjet, sërish, premton presidenti. Ky, i njëjti.

Ka disa situata ku forma s’thotë asgjë. Sepse, procesi është shumëçka drejt substancës që është gjithçka. Si do të arrijmë te marrëveshja dhe cila do të jetë përmbajtja e saj nuk mbulohet dot me shoshën e sinonimeve të presidentit.

Por, kam një hall tjetër. Përtej karakterit, dijes dhe përgatitjeve të presidentit. Madje edhe përtej interesit të tij personal që ta rrezikojë shtetin për ta shpëtuar veten. Është ky apeli për të mbaruar tash dhe përgjithmonë punë me Serbinë.

Presidenti është lodhur. Ai flet se si duhet ta heqim qafe problemin me Serbinë. Sa më parë. Kjo urgjencë dëshpëruese për rehati e dobëson pozicionin tonë negociator. Aq shumë dhe si asgjë tjetër. Me këtë qasje, presidenti nuk do të na e heq qafe Serbinë por do t’ia heq Kosovës veriun.

Presidenti është lodhur. Jo pse ka punuar shumë por pse kupton pak. Ne nuk kemi problem me Serbinë. Serbia është problemi. Kemi për fqi një shtet me dhjetëramijëra vrasës serikë të lirë që vranë e përdhunuan e dogjën joserbët në katër luftëra. Gjermania e ka bërë denazifikimin. Po Serbia? Përkundrazi, gjeneralët serbë kur kthehen nga Haga bëhen profesorë në akademinë ushtarake ndërsa librat e historisë nxënësit serbë i kanë po ato të kohës së Milosheviqit.

E di që ne s’e transformojmë dot Serbinë. Por, duke i bërë koncesione asaj ia vështirësojmë transformimin sepse ia mirëmbajmë apetitet. E, duke u orvatur shpejt e shpejt për rehati, tregojmë dobësi. Nuk do të kemi së shpejti rehati, sepse vetë Serbia nuk e ka ndërmend dhe as s’ka trysni nga jashtë për t’u ballafaquar me të kaluarën e saj.

Pra, duhet të mësohemi me mosrehatinë. Rehatia me mosrehatinë është vetëdije e lartë.

Nuk mund të themi se shqiptarët janë popull vital me ardhmëri të ndritshme nëse lodhen sikur ky presidenti i Kosovës.

Le t’i forcojmë shtetet tona shqiptare me qeveri të dijshme e të ndershme, me zhvillim që sjell punësim, me drejtësi që largon korrupsionin, me arsim që ndërlidhet me ekonominë, me dialog me pakicat, me ushtri që na mbrojnë, për integrim evropian, për bashkim kombëtar.

E, me Serbinë le të kemi dialog parimor, i cili thotë: Ne jemi këtu, gjithnjë dhe përgjithmonë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?