Sindikata e pavarur e minatorëve reagon ndaj deklaratës së Kocijançiqit: Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës

“Trepça është e minatorëve” Sindikata e pavarurur e minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic që Trpeça do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë. Sipas Sindikatës, diskutimi për Trepçën e cenon dirket sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së […]
Sindikata e pavarurur e minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic që Trpeça do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë.
Sipas Sindikatës, diskutimi për Trepçën e cenon dirket sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës, këto reagime në emër të gjithë Sindikatës i ka bërë kryetar i Sindikatës së Punëtorve të Trepçës, Shyqri Sadiku përmes një postimi në Facebook.
“Sindikata e pavarur e minatorëve të Trepçës reagon ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic që Trepça të jetë si temë diskutimi në dialogun në Bruksel. Trepça është e minatorëve, Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës. Diskutimi për Trepçën cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sadiku.
Kuvendi i Kosovës më 3 shkurt ka miratuar statutin e Minierës së Trepçës. Dokumenti i kaluar me 80 vota pro, parashikon regjistrimin e saj si një ndërmarrje te re në përputhje me ligjin e miratuar në vitin 2016, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës bëhet pronare me 80% të kapitalit.












