Shkuan pa paralajmërim në Bruksel, deklarohet Limaj: Duhet të bisedojmë çështjet e hapura që kemi me Serbinë

Pa paralajmërim bashkëdrejtuesit e dialogut Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj dje kishin udhëtuar për në Bruksel. Në një prononcim për KTV-në, pas kthimit nga Brukseli, Limaj ka konfirmuar se atje kanë shkuar për të bërë modelimin e dialogut të mundshëm. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është përmendur edhe taksa. “Është […]
Në një prononcim për KTV-në, pas kthimit nga Brukseli, Limaj ka konfirmuar se atje kanë shkuar për të bërë modelimin e dialogut të mundshëm.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është përmendur edhe taksa.
“Është përmend edhe taksa. Duhet të kthehemi në tavolinë dhe të bisedojmë çështjet e hapura që kemi me Serbinë. Së shpejti do ta kemi edhe takimin e radhës,” ka thënë Limaj.
“Platforma shpresojmë që të përcillet në Kuvend në javën e ardhshme. Jemi duke e bërë modelimin e dialogut të mundshëm.
“Ky dialog duhet të shkojë direkt e te marrëveshja finale, me kushtet që ne kemi ndaj Serbisë”.












