Serbi që u paraburgos në Pejë akuzohet se mori pjesë në vrasjen e 33 civilëve shqiptarë

Gjykata në Pejë sot vendosi 30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte, lidhur me sulmet e muajve mars dhe maj të vitit 1999, të cilat ndodhën në lagjen Kristal të Pejës, ku u vranë 33 civilë shqiptarë, Prokuroria ka vënë në pranga serbin Z.D. Ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri […]
Gjykata në Pejë sot vendosi 30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte, lidhur me sulmet e muajve mars dhe maj të vitit 1999, të cilat ndodhën në lagjen Kristal të Pejës, ku u vranë 33 civilë shqiptarë, Prokuroria ka vënë në pranga serbin Z.D.
Ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të popullatës civile shqiptare në datat 26, 27, 28 mars dhe 13, 17, 28 maj 1999, si pasojë e të cilave u vranë 33 civilë shqiptarë.
Duke u nisur nga këto pretendime të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Pejë caktoi masën e paraburgimit ndaj serbit të dyshuar./Periskopi












