Sekretari i OKB-së: Tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit kanë ndikuar negativisht në produktivetitetin e dialogut

Guterres është shprehur i shqetësuar me rritjen e tensioneve midis Prishtinës dhe Beogradit Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres është i shqetësuar në lidhje me rritjen e tensioneve midis Prishtinës dhe Beogradit për taksën, e sidomos në veri të Kosovës, me ç’rast u ka bërë thirrje liderëve të dy palëve, që të përmbahen nga […]
Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres është i shqetësuar në lidhje me rritjen e tensioneve midis Prishtinës dhe Beogradit për taksën, e sidomos në veri të Kosovës, me ç’rast u ka bërë thirrje liderëve të dy palëve, që të përmbahen nga lëvizjet që mund të rezikojnë më tej, situatën në terren.
‘Tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar duke ndikuar negativisht në produktivetitetib e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit’ shkruan në raportin 3 mujor të shefit të misionit të OKB’së në Kosovë, Antonio Guteres.
Sekretari gjeneral, ka bërë thirrje që të ulen tensionet dhe të gjindet një zgjidhje.
Ndërkohë, SHBA’të, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia po kërkojnë që për çështjen e Kosovës mos të diskutohet më në OKB 4 herë në vit, pasi sipas këtyre vendeve çdo gjë rreth shtetit të Kosovës është e qartë dhe nuk ka më tensione e probleme nga kosovarët.












