SBAShK pritet të marrë vendim për ndërprerjen e grevës

Pas marrëveshjes së arritur mes kryetarit të Sindikatës të Bashkuar për Arsim, Kulturë dhe Shkencë, Rrahman Jasharaj dhe Qeverisë për ndërprejen e grevës në Arsim, pritet të merret vendimi përfundimtar nëse mësimi do të fillojë të hënën. Kështu, Këshilli Drejtues i SBAShK-ut si organ vendimmarrës, do të mbajë mbledhjen e këtij këshilli në ora 15:00 […]
Kështu, Këshilli Drejtues i SBAShK-ut si organ vendimmarrës, do të mbajë mbledhjen e këtij këshilli në ora 15:00 në Qëndrën e Qendrën e Studentëve tek zyret e SBASHK-ut.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo sindikatë.
“Media te nderuara, ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 01.02.2019 në ora 15:00, do ta mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues, ndërsa në ora 16:30 do të mbajë koherencë për shtyp. Konferenca mbahet ne Qendrën e Studentëve te zyret e SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, mësimdhënësit kishin hyrë në javën e tretë të grevës për shkak të pakënaqësive të tyre në kategorizimin në Projektligjin për Paga. SBAShK-u kishte kërkuar që koeficienti i tyre në këtë projektligj të rritet 30%.
Megjithëse Qeveria e Kosovës i kishte bërë edhe dy oferta të tjera kësaj sindikate, javë më parë, ata nuk pranuan sepse nuk i afroheshin kërkesave të tyre.












