Rrëfehet babai i 20 vjeçarit që kreu vetëvrasje: Djali shkoi në punë më herët, por duke qeshur

Rrëfehet babai i 20 vjeçarit që kreu vetëvrasje: Djali shkoi në punë më herët, por duke qeshur

Djali i hasretit, Lirim Hysenaj, 20 vjeçar nga Shtimja, i dha dje fund jetës së tij, pak minuta pasi që kishte shkuar në restorantin ku tash e sa muaj po punonte si kamarier, duke u varur në litar. Nuk dihet arsyeja që e ka quar të riun drejt vdekjes. Familjarë e miq studentit të dy […]

Djali i hasretit, Lirim Hysenaj, 20 vjeçar nga Shtimja, i dha dje fund jetës së tij, pak minuta pasi që kishte shkuar në restorantin ku tash e sa muaj po punonte si kamarier, duke u varur në litar. Nuk dihet arsyeja që e ka quar të riun drejt vdekjes. Familjarë e miq studentit të dy fakulteteve i dhanë sot lamtumirën e fundit. 

 Lirim Hysenaj nga Komuna e Shtimes po studionte në dy fakultete, e nuk kishte shumë kohë që kishte filluar punën edhe si kamaerier në një restorant. Me ato pak para që fitonte mundohej t’i mbulonte shpenzimet.

Dje, ashtu si çdo ditë tjetër në orën 04:30 të mëngjesit Lirimi 20 vjeçar u nis për në punë. Vetëm pak minuta më vonë, në familjen e tij do të shkonte lajmi se diçka e keqe kishte ndodhur me djalin e tyre.

Pasi që kishte shkuar në punë për të hapur restorantin, i njëjti kishte kryer vetëvrasje, e aty do ta gjente kolegu i tij, e pastaj do ta njoftonte edhe prindin. Rasti tragjik ka tronditur familjarët e ata që e kanë njohur të ndjerin.

Gazeta Express ka qëndruar gjatë ditës në komunën e Shtimës në familjen Hysenaj, nga ku prindi i Lirimit, Ilmiu ka rrëfyer për rastin.

I tronditur nga ngjarja, derisa po priste shumë njerëz që shkonin për krye shnosh, ai rrëfeu se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd.

Të enjten, si çdo ditë tjetër ai kishte biseduar me djalin e tij para se të nisej për në punë, e thotë se nga shtëpia kishte dalë duke qeshur.

“Në punë e kam përcjellë në mëngjes, ka hangër bukë në orën 04:30 e përcjella, thash ku po shkon tha në punë, i thash rri edhe pak o babi se pak herët tha jo po shkoj. Tu kesh u shku. Pak ma vonë, një koleg i tina që punojnë më tha Lirimi spo naj qel derën, thash qysh spe qel tha spe dimë. Ish kanë me në katin e dytë e ka thy xhamin, ngat derës djali kish pas ndërru jetë”, rrëfente ai, duke thënë se atëherë ishte nisur menjëherë në vend të ngjarjes dhe rreth orës 05:10 minuta djalin e kishte gjetur të vdekur në restorantin ku po punonte.

Për djalin thotë se asnjëherë askush nuk kishte pasur vërejtje, duke shtuar se punën e kishte filluar që tre muaj dhe ishte student i dhjetësheve.

Njëjtë për djalin e axhës së tij flet edhe Gazmendi.

“Në shoqni u kanë shumë i dashur, nuk e dimë që ka pas diçka probleme me dikë, ka qëndru mirë edhe ka ana financiare. U kanë shumë i qetë dhe i heshtur në të njëjtën kohë. Ska qenë njeri i problemeve”, deklaroi ai.

Familja nuk e di se çka mund ta ketë shtyrë Lirimin drejt vetëvrasjes, e thonë se ai ishte person i qeshur që nuk kishte probleme me askënd.

Për të fjalët më të mira i kanë shkruar edhe shokët e shoqet e të ndjerit

Përmes Facebook’ut shoqja e ngushtë, ka shkruar se ditën kur ndërroi jetë, Lirimi i kishte shkruar për ta falënderuar e për t’i kërkuar falje.

I ndjeri, 20 vjeçari Lirim Hysenaj ishte student me nota 10’tëshe e po studionte “Inxhinieri Industriale me Informatikë” dhe Shkenca Politike.

Ai ka lënë prapa prindërit dhe dy motra.
Babai i 20 vjeçarit që kreu vetëvrasje dje në Shtime: Shkoi në punë duke qeshur

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?