Reagon ministria e Pal Lekajt: Nuk u zgjat afati për ndërtim, por për pagesën e shpenzimeve të kontratës me Bechtel&Enka

Ministria e Infrastrukturës ka reaguar ndaj shkrimeve për autostradën “Arben Xhaferri”, duke mohuar ato që KDI e quan zgjatje 6të afatit për ndë5rtimin e kësaj autostrade për 152 ditë. “Kontrata për realizimin e Projektit të autoudhës “Arbën Xhaferi” ka qenë e planifikuar të përfundonte në janar të vitit 2018. Duke parë se një gjë e […]
Ministria e Infrastrukturës ka reaguar ndaj shkrimeve për autostradën “Arben Xhaferri”, duke mohuar ato që KDI e quan zgjatje 6të afatit për ndë5rtimin e kësaj autostrade për 152 ditë.
“Kontrata për realizimin e Projektit të autoudhës “Arbën Xhaferi” ka qenë e planifikuar të përfundonte në janar të vitit 2018. Duke parë se një gjë e tillë është e pamundur, për shkaqe të njohura tani për publikun, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me 27 shtator 2017, kishte zgjatur kohën për përfundimin e këtij projekti deri më 31.12.2018, ndërsa shpenzimet për këtë zgjatje do të përcaktoheshin më vonë”, thuhet në reagimin e MI-së, transmeton Periskopi.
Lexojeni reagimin e plotë:
“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 5 qershor 2018 për akordimin e shumës prej 53,1 milionë euro, në emër të kontratës së datës 27 shtator 2017, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me datë 5 shtator 2018, ka nënshkruar një aneks të kontratës për përcaktimin e afateve kohore të pagesës së kësaj shume, e cila pritet të paguhet në këste të barabarta deri me 1 qershor 2019”.
MI thekson se “nuk është zgjatur koha e ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, por vetëm koha e pagesës”.
MIT mbetet e përkushtuar në zbatimin e plotë të dispozitave kontraktuale dhe mirëpret përkushtimin e vazhdueshëm edhe të palës tjetër për zbatimin e kontratës.
Ditëve në vijim do të bëhen të ditura shkaqet për vonesën e përfundimit të këtij projekti dhe veprimet e mëtejme për vonesën.
Kërkojmë nga mediat dhe organizatat jo qeveritare të mos keq informojnë qytetarët dhe të interpretojnë dokumentacionet në mënyrë të saktë dhe të drejtë.












