Reagon EBU, përfshirja e RTK-së në Ligjin për Paga kundër Kushtetutës

Reagon EBU, përfshirja e RTK-së në Ligjin për Paga kundër Kushtetutës

EBU kërkon që autoritetet kosovare të miratojnë Ligjin për RTK-në. EBU është e shqetësuar se pavarësia institucionale dhe editoriale e transmetuesit publik të Kosovës, RTK, do të minohej, në rast se Ligji për Pagat në Sektorin Publik, i miratuar më 2 shkurt, do të dekretohej nga Presidenti. “Besojmë se përfshirja e punëtorëve të RTK-së në […]

“Besojmë se përfshirja e punëtorëve të RTK-së në ligjin e sapo-miratuar për Pagat në Sektorin Publik, përbën konflikt me Ligjin aktual për RTK-në dhe Kushtëtutën e vendit, të cilat promovojnë pavarësinë institucionale dhe editoriale të shërbimit të transmetuesit publik,” thuhet në komunikatën e Unionit të Transmetuesve Europianë me seli në Gjenevë të Zvicrës.

Në bazë të Ligjit aktual për RTK-në, transmetuesi është i lirë të zgjedh/gjurmoj burimet e tij njerëzore si pjesë e autonomisë institucionale në një mënyrë të hapur, transparente dhe garuese.

“RTK është një institucion i rëndësishëm demokratik, i cili ka për mision të shërbejë të gjitha segmentet e shoqërisë dhe shi për këtë sigurimi i pavarësisë së tij editoriale në linjë me standardet europiane, posaçërisht me Rekomandimet e Këshillit të Europës 96 (10) mbi pavarësinë dhe 2012 (1) mbi qeverisjen e transmetuesit publik, është i një rëndësie të posaçme,” thuhet më tej në deklaratën e EBU-së.

Gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë, që të miratojnë ligjin e ri mbi RTK-në, gjë që do të sigurojë një financim stabil, të pavarur dhe të parashikueshëm për transmetuesin si dhe do të sigurojë mbrojtje të mjaftueshme të autonomisë institucionale dhe asaj editorial, përfshirë edhe autonominë mbi politikat e burimeve njerëzore.

“Shërbimi i pavarur dhe i fuqishëm i një medie publike, është një parakusht I rëndësishëm për vendet që aspirojnë t’I bashkohen Bashkimit Europian,” thekson EBU.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?