Reagojnë familjarët e policit që akuzohet për dhunim: Ia montuan, ka shumë armiq brenda stacionit ku punon

Reagime të shumta ka pasur pas raportimit të Insajderit, për përdhunimin seksual të 16 vjeçare nga Drenasi. Ajo dyshohet fillimisht se ishte keqpërdorur nga arsimtari i saj, e më pastaj nga zv.shefi i hetimeve në Stacionin Policor në Drenas, Vesel Veselit. Por, një familjar i Vesel Veselit i ka mohuar akuzat ndaj tij. Në kushte […]
Reagime të shumta ka pasur pas raportimit të Insajderit, për përdhunimin seksual të 16 vjeçare nga Drenasi.
Ajo dyshohet fillimisht se ishte keqpërdorur nga arsimtari i saj, e më pastaj nga zv.shefi i hetimeve në Stacionin Policor në Drenas, Vesel Veselit.
Por, një familjar i Vesel Veselit i ka mohuar akuzat ndaj tij. Në kushte anonimiteti ai i ka thënë shkurt Klanit, se e gjithë ngjarja është e montuar ndaj Vesel Veselit, pasi që siç ka thënë ai “brenda stacionit policor ka shumë armiq të tij”.
“Ka armiq në stacionin policor që ia kanë montu këtë punë asgjë më shumë”, ka thënë ai për Klan Kosovën, transmeton Periskopi.












